Spektatorët që ndiqnin ndeshjet e beach volley në Olimpiadë këtë të dielë u habitën kur në çiftin e volejbollistëve përfaqësues të holandës panë Steven van de Velde, i cili është dënuar më parë për përdhunim. Van de Velde u dënua me katër vjet burg në Britani në vitin 2016 pas përdhunimit të një vajze 12-vjeçare, kur ai vetë ishte 19 vjeç.

Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, ai u transferua në Holandë dhe që prej 2017-ës është sërish pjesë e ndeshjeve të volejbollit të plazhit.

Zëdhënësi i komitetit olimpik ndërkombëtar, Mark Adams tha se komiteti nuk ishte plotësisht i kënaqur me situatën, por se “një krim ndodhi 10 vjet më parë, një pjesë e madhe e rehabilitimit ka ndodhur dhe masa të forta mbrojtëse janë vendosur”.

Skuadra holandeze ka marrë masa për të zbutur ndikimin e pjesëmarrjes së Van de Velde duke e zhvendosur atë në strehim alternativ në Paris dhe jo në fshatin olimpik si gjithë sportistët e tjerë. Gjithashtu atij i është ndaluar komunikimi me mediat.

Van de Velde dhe shoku i tij i skuadrës Mattheë Immers luajtën kundër dyshes italiane Alex Ranghieri Adrian Ignacio Carambula Raurich. Ndeshja u fitua nga italianët 2-1.

Tv Klan