Kur një predhë izraelite goditi klinikën më të madhe të fertilitetit të Gazës në dhjetor, shpërthimi shkatërroi njësinë e embriologjisë.

Kapakët kur mbaheshin embrionet u shkatërruan, duke dëmtuar më shumë se 5 mijë embrione dhe vezë të pafertilizuara të ruajtura në qendrën IVF Al Basma të qytetit të Gazës. Ndikimi i atij shpërthimi ishte tragjik.

Embrionet në ato tanke ishin shpresa e fundit për qindra çifte palestineze që përballeshin me infertilitetin.

“Ne e dimë se çfarë do të thotë këto 5,000 jetë për prindërit, qoftë për të ardhmen apo për të kaluarën. 5000 jetë në një predhë, tragjike.”

Të paktën gjysma e çifteve ata që nuk mund të kenë fëmijë për shkak të infertilitetit, pas kësaj nuk mund të kenë një shans tjetër për të krijuar familje. Tre vjet trajtim për fertilitetin ishte shumë sfilitëse për Seba Jaafarawi.

Ajo kishte një problem gjenetik me vezoret e saj dhe injeksionet hormonale patën efekte të forta anësore dhe trishtimi kur dy tentativa për shtatzëni dështuan dukej i padurueshëm.

Jaafaraëi, 32 vjeç, dhe bashkëshorti i saj nuk mundën të krijonin familje dhe iu drejtuan fekondimit in vitro (IVF), i cili është gjerësisht i disponueshëm në Gaza. Familjet e mëdha janë të zakonshme në enklavë, ku gati gjysma e popullsisë është nën 18 vjeç dhe shkalla e fertilitetit është e lartë në 3.38 lindje për grua, sipas Byrosë Palestineze të Statistikave.

Në shtator, Jaafarawi mbeti shtatzënë, përpjekja e saj e parë e suksesshme.

“Kur filloi lufta, unë nuk kisha takim me asnjë mjek. Madje nuk pata kohë të festoja lajmin për të qenit shtatzënë. Ju e dini që një rast qendra për Invitro është shumë i ndjeshëm, ndryshe nga shtatzënitë natyrale. Duhet të keni kujdes, të mos dilni, të hani ushqim të shëndetshëm dhe të bëni lëvizje të kufizuara, thjesht të shkoni te mjeku për të bërë eko, veçanërisht në tre muajt e parë të shtatzënisë kur krijohet fëmija. Unë kisha kuptuar paraprakisht se çfarë duhet të bëja dhe të kujdesesha kur e dija se isha shtatzënë, por fatkeqësisht lufta filloi.”

Së bashku me bashkëshortin kaluan në Egjipt më 12 nëntor dhe në Kajro. Pas disa ditësh, ajo përjetoi ngërçe të dhimbshme, dhe një zhvendosje të papritur në bark. Ajo arriti në spital, por pësoj abort.

 “Çfarëdo që të imagjinoni apo të them se sa i vështirë është udhëtimi IVF, vetëm ata që e kanë kaluar atë e dinë se si është në të vërtetë”, shprehet Seba. Jaafaraëi donte të kthehej në zonën e luftës, të merrte embrionet e saj të ngrira dhe të provonte përsëri IVF. Por ishte tepër vonë, pasi ajo qendër u bombardua.

“Nuk mund ta harroj momentin kur filloi lufta. Ishte me të vërtetë momenti më i vështirë i jetës sime. Teksa po shkoja në tualet, ndjeva një dhimbje të fortë në fund të barkut. Kështu, gjithçka u largua, unë humba foshnjat e mia për shkak të luftës.”

Ekografia e saj nuk ndodhi kurrë dhe Ghalayini mbylli klinikën e tij, ku u ruajtën pesë embrionet shtesë të JaafaraËi. Ndërsa sulmet izraelite u intensifikuan, Mohammed Ajjour, kryeembriologu i Al Basma, filloi të shqetësohej për nivelet e azotit të lëngshëm në pesë rezervuarët ku mbaheshin mostrat e embrioneve. Mbushjet nevojiteshin çdo muaj për të mbajtur temperaturën nën -180C në çdo rezervuar, i cili funksionon pavarësisht nga energjia elektrike.

Të njëjtin fat si Seba e vuajnë ende edhe shumë familje të tjera, për të cilat ëndrra e tyre u shkatërrua në pak sekonda.

“U martova kur isha 15 vjeç dhe qëndrova 10 vjet pa ngelur shtatzënë. Pas këtyre 10 viteve, mjekët vendosën që të bëj implantimin e embrionit, IVF . Dhe bëra pesë përpjekje gjatë tre viteve dhe Zoti na dha Khalilin. Pas pesë tentativave dhe rreth 13 vjet. Por shpresuam se Zoti do të jepte një tjetër fëmijë. Do ta quanim Khalil, por Zoti nuk e kishte planifikuar këtë. Embrionet ikën dhe ne u shkatërruam. Përsëri ndihem sikur e kam humbur atë që ëndrroja më shumë i humba këto embrione sikur të ishin vërtet fëmijët e mi.”

Pas fillimit të luftës, Izraeli ndërpreu energjinë elektrike dhe karburantin në Gaza dhe shumica e furnizuesve u mbyllën. Në fund të tetorit, tanket izraelite u futën në Gaza dhe ushtarët u mbyllën në rrugët përreth qendrës së IVF. Një predhë e vetme izraelite goditi qendrën, duke hedhur në erë laboratorin e embriologjisë në katin e parë. 

“Ndjenja jonë ishte e tmerrshme, nuk mund ta përshkruaj. Pothuajse po qaja. Ne e dimë thellë se çfarë do të thotë këto 5000 jetë për shumë çifte qoftë për të ardhmen e tyre apo për të kaluarën e tyre. Ishte vërtet tragjike.”

Mbi 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, vlerësohet në një raport të prillit nga UN Women. Kushtet josanitare, si dhe vlerësimi i kufizuar për ushqimin dhe ujin e pastër, i bëjnë gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre, veçanërisht të prekshme ndaj komplikimeve dhe rreziqeve të rëndësishme shëndetësore.

Klan News