Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit ditën e sotme një çift të moshuarish. Qaniu 80 vjeç ka sjellë në studio bashkëshorten e tij 70 vjeç dhe shkak për këtë janë bërë konfilktet për pronësinë e tokës.

Prej dy vitesh, situata në familjen e tyre është përshkallëzuar edhe më shumë sepse zoti Qani e akuzon gruan e tij se nuk mban anën e tij, në konfliket që ai ka me vëllain e saj në lidhje me pronën.

Ai ndjehet i vetëm dhe në studio debatojnë më tona të ashpra më njëri-tjetrin.

Qani: Sot kam ardhur me bashkëshorten time, e kam sjellë këtu, se kam 2 vjet Ardit që nuk rri me Bajamen bashkë, siç ndenja 50 vjet. 2 vjet kam pa grua, për hatrin e vëllait të Bajames. Ai ka 14 vjet që bën gjyq me Qani Bashën, që sot më ka vjedhur tokën, më ka vjedhur shtëpinë, mirëpo as toka, as shtëpia Ardit nuk vidhet. Bajamja po thotë do mbaj anën e vëllait, edhe me çunin kemi kontradita. Pse? Se ai është në Greqi ka hallet e tij. Kam një tjetër i del Gramozi përpara dhe i thotë ik nga ara ime.

Eni Çobani: Gramozi është vëllai i Bajames! Me Bajamen tani si e kemi problemin?

Qani: Bajamja thotë: Është vëllai im, na bëre rezil. Pse unë dy vjet të rri pa grua?

Bajame: Me leje zonja Eni. Ore burrë për çfarë më ke sjellë mua këtu ti? Ma thuaj pak!

Qani: Të kam sjellë për atë vëllain tënd, se ai vëllai jot ngado që vete më ke vjedhur tokën, më ke vjedhur shtëpitë thotë.

Bajame: Po unë çfarë do t’i bëj vëllait?

Qani: E marr unë tokën në krahë, tokën ma ka dhënë komisioni.

Bajame: Çfarë rrugëzgjidhje më jep ti, që t’i bëj vëllait?

Qani: More vesh ti, çfarë bëje ti, e përkrahje, nuk të përfillte ore, rrinte me vëllain dhe me fëmijët e vëllait dhe kur vinte puna për të më bërë yzmet mua, ore ti Qani ke punë- më thoshte mua. Më hidh në gjyq thoshte. E kam hedhur kam 2 vjet në gjyq, në 2018, e kam hedhur në Tiranë në Apel. Këto dy vjet që e kam hedhur vëllanë e saj në gjyq unë, Bajamja është bërë mbret, nuk përfill fare, se është Qaniu plak 80 vjeç.

Bajame: Ore të lutem shumë e ke sherrin me Gramozin, bëje me Gramozin, mua për çfarë më ke sjellë këtu?

Qani: Gramozi është vëllai yt!

Bajame: Sot në moshën 80 vjeç ti dhe 70 vjeç unë, të na dëgjojë ky publik ne, të vijmë këtu. Nuk ke trup ti ore? Turp të kesh, që më sjellë mua këtu.

Qani: Ai thotë do të vras edhe ty, edhe Bajamen!

Bajame: Epo mirë le të na vrasë po të jetë i fortë. Ti çfarë ke me mua?

Qani: Ik tek yt vëlla more vesh! Vajti në Greqi dhe ndenji në Greqi 6 muaj zonja Eni, unë rrija vetë, as bukë, as gjellë.

Bajame: As ke për të ngrënë ti ore po bëre kështu! Une do iki tek çunat në Greqi. S’ke për të ngrënë ti me këtë mendje që ke.

Qani: Unë desh u vrava me çunat për shkak të vëllait të kësaj.

Eni Çobani: Na le pa fjalë!

Bajame: Ore ka mundësi, të sqarohemi njëçik ne. Ulu atje, ka mundësi të sqarohemi. /tvklan.al