Elton Fikaj shtoi koloninë shqiptare në kampionatin polak. Mbrojtësi i Kombëtares Shpresa firmosi për 2 vite e gjysmë me Piast Gliwice, me mundësi zgjatjeje. Skuadra e Ekstraklasa gjeti një mënyrë të veçantë për ta prezantuar.

20-vjeçari, i rritur në Akademinë e Panathinaikos, është aktivizuar edhe me ekipin e parë, ku luajti edhe në kupat e Europës. Fikaj është një mbrojtës i cili luan si në krahun e majtë ashtu edhe në qendër.

Elton Fikaj është aktivizuar me Kombëtaret e moshave që prej U15. Në kampionatin polak, ai do t’u bashkohet Juljan Shehut dhe Lindon Selahit, të cilët luajnë për Widzew Lodz

Tv Klan

/tvklan.al