Aktori i njohur turk Halit Ergenç ka fituar një tjetër vlerësim ndërkombëtar, duke u shpallur fitues në kategorinë “Aktori protagonist më i mirë në një telenovelë në gjuhë jo-spanjolle” në PRODU Awards 2026.
Çmimi iu dha për interpretimin e tij në serialin “The Fall of the King”, i njohur për publikun shqiptar si “Rënia e mbretit”, i cili transmetohet në TV Klan.

Në këtë produksion, Ergenç interpreton Kenan Baran, një burrë me pushtet dhe ndikim, jeta e të cilit tronditet nga pasojat e zgjedhjeve dhe marrëdhënieve të tij. Historia sjell në qendër ambicien, tradhtinë, pushtetin dhe përplasjet personale, duke e bërë personazhin një nga rolet e rëndësishme të karrierës së aktorit.
Çmimet PRODU Awards vlerësojnë arritjet në industrinë televizive dhe audiovizive, duke përfshirë produksione dhe artistë nga vende të ndryshme. Në këtë edicion, vlerësimi për Ergenç është një tjetër sukses për serialet turke në arenën ndërkombëtare.












Botërori 2026 
