Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, me pasojë humbjen e jetës së një personi në fshatin Grizhë të aksit rrugor “Shkodër–Koplik”.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se janë përplasur tre automjete , shkak i humbjes së jetës së shtetasit Z.M, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M, si dhe kanë mbetur të lënduar edhe 3 persona të tjerë.
Policia e Shkodrës ka njoftuar se përplasja ka dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe gjithashtu një pasagjere me iniciale Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
