Hulumtimet kanë treguat se njerëzit optimistë kanë më pak gjasa të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe vdekjet e hershme, kjo është dhe arsyeja pse shkencëtarët tani e lidhin optimizmin me jetëgjatësinë.

Personat që e jetojnë me optimizëm kanë më shumë gjasa që të shkojnë deri në 85 vjeç. Studimi i botuar në Proceedings of the National Academy of Science, është i pari që eksploron lidhjen midis optimizmit dhe jetëgjatësisë.

“Ka prova që jetëgjatësia shoqërohet me shëndet të mirë. Rëndësia e këtij studimi qëndron në aftësimin tonë në mënyrë që personat të kenë një plakje të shëndetshme duke u kultivuar atyre tipare të personalitetit psikosocial, siç është optimizmi”, tha Liu Li, autori kryesor i hulumtimit, nga Universiteti i Mjekësisë.

Për të ekzaminuar marrëdhëniet midis optimizmit dhe jetëgjatësisë, studiuesit testuan 70,000 gra deri në 70 vjeç dhe i ndanë në katër grupe sipas nivelit të tyre të optimizmit. Në përfundim u zbulua se jetëgjatësia e ekipit me gratë më optimiste ishte 15% më e lartë.

Në të njëjtën kohë, burrat e përdorur për testim nga studiuesit u ndanë në pesë grupe dhe mosha mesatare ishte deri në 62 vjeç. Grupi i burrave më optimistë jetonte 11% më shumë sesa grupi i më pak optimistëve.

Studiuesit argumentuan se ata që ishin më optimistë gjithashtu adoptuan zakone dhe stile të shëndetshme, aktiviteti fizik, dhe dieta.

Gjithashtu, njerëzit më optimistë, si gra ashtu edhe burra, mund të jetonin deri në moshën 85-vjeçare. Në mënyrë të veçantë, gratë që ishin më optimiste kishin 20% probabilitet të arrinin këtë moshë.

Dr Lee thekson se arsyet pse optimizmi lidhet me jetëgjatësinë janë ende të panjohura.

“Jetë e shëndetshme, më pak simptoma të depresionit dhe më shumë lidhje shoqërore shpjegojnë pjesërisht këtë marrëdhënie,” thotë ajo, duke shtuar se mund të ketë mekanizma të tjerë që ndërmjetësojnë marrëdhënien e optimizmit me jetëgjatësinë, siç është menaxhimi më i mirë i stresit.

Dr Kathryn Hart, një ekspert në psikologjinë e shëndetit në Universitetin e Londrës, shpjegon se mirëqenia fizike luan një rol në jetëgjatësi .”Është pozitive që ne i inkurajojmë njerëzit të ndjekin një dietë të ekuilibruar dhe ta ushtrojnë rregullisht”./tvklan.al