Dj i njohur ndërkombëtarisht Erick Morillo i cili ka krijuar edhe hitin e viteve ‘90 “I Like To Move It”, është gjetur i vdekur ditën e sotmë në “Miami Beach”.

Ende është e paqartë shkaku i vdekjes së tij. Oficerët janë telefonuar në 911 në orën 10:42 të mëngjesit dhe kanë shkuar direkt në vendin e ngjarjes.

Vdekja e 40-vjeçarit vjen dy javë pas arrestimit të tij për abuzime seksuale. Në muajin gusht ai u akuzua për tentim dhunimi ndaj një vajze në Miami. /tvklan.al