Një grua, që është ngacmuar vazhdimisht për pamjen e saj, ka shpenzuar më shumë se 38 000 paund në kirurgji plastike dhe tanimë ndihet më e lumtur.

Ylli i Instagramit, Celine Centino është quajtur e shëmtuar dhe e shëndoshë kur ka qenë adoleshente. Ajo shtirej si e sëmurë për të mos u përballur me bullizmin në shkollë.

Pasiguria e vazhdueshme e motivoi të punonte më shumë dhe të kursente para për të përballuar kirurgjitë plastike, në mënyrë që të ndihej mirë me veten.

Prej Shtatorit të vitit 2013, Celina ka kryer tre ndërhyrje në gjoks, hundë, mollëza dhe buzë, të cilat i kushtuan 38700 Paund.

“Kam qenë gjithmonë e lumtur, por nuk ndihesha mrië me pamjen time. Shumë persona më kanë paragjykuar, pasi për ta isha e shëmtuar, duke më kthyer në një person të mërzitur. Doja të isha sërish e lumtur, ndaj dhe ndryshova çdo gjë që nuk më pëlqente te vetja. Jetojmë në një kohë që mund të ndryshojmë nëse duam, ndaj dhe e provova”,

u shpreh 24-vjeçarja.

Ajo dëshironte vetëm një jetë normale, pa u paragjykuar nga të gjithë. Tanimë Celine ndihet mirë me veten dhe e fortë, si dhe nuk lëndohet më nga asnjë koment.

“Diçka mistike, një grua që nuk lëndohet se është e fortë. Ajo nuk ka nevojë për asnjë burrë, por të gjithë burrat e duan”,

e përmbylli Celine Centino.

/tvklan.al