Shkakton reagime njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Izraeli. Pasi Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti njoftuan marrëveshjen dhe hapjen e ambasadës në Jeruzalem, por kundër kësaj ka dalë Turqia.

Në një reagim të ministrisë së Jashtme turke, thuhet se kjo marrëveshje është e papranueshme. Ankaraja zyrtare ndihet e zhgënjyer nga autoritetet kosovare dhe sipas saj hapja e ambasadës kosovare në Jeruzalem është shkelje të drejtave ndërkombëtare.

Kjo është krisja e parë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë ndërsa kjo e fundit ka ndihmuar disa herë shtetin që e konsideron si vëlla e së fundmi me ndihmat që dërgoi me avion për pandeminë e COVID-19.

Njohja e Kosovës nga Izraeli u njoftua gjatë takimit në Uashington që zhvilluan kryeministri Hoti dhe presidenti serb Vuçiç ku u arrit edhe marrëveshja për shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve me ndërmjetësimin edhe të presidentit amerikan Donald Trump.

Klan Plus