Njohja e një dite më parë nga Kenia e shtetit të pavarur të Kosovës, ka shkaktuar përplasje të fortë mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ministria e Jashtme e Serbisë e konsideroi një akt armiqësor nga Kenia njohjen e Kosovës si shtet duke e cilësuar si cënim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Por ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës me anë të një deklarate akuzon Serbinë se nuk ka “asnjë interes” që të normalizojë raportet me Kosovën.
“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë ashpër retorikën agresive të Serbisë dhe shkeljet e saj të vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit obligime që, siç kanë deklaruar presidenti francez Macron, kancelari gjerman Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Meloni, përbëjnë një njohje de facto të Kosovës”, thuhet në ketë reagim.
Tv Klan