Milani nuk luan në Europë, por skuadra kuqezi është një nga skuadrat më të goditura nga dëmtimet. Lista e lëndimeve te kuqezinjtë vazhdon të jetë e gjatë.

Trajneri Massimiliano Allegri, shpreson të rikuperojë të paktën dy lojtarë, për duelin e së premtes, ndaj Pisa-s, Christopher Nkunku dhe Ruben Loftus-Cheek.

Sulmuesi francez, i cili mbërriti në verë nga Chelsea për 37 milionë euro plus bonuse, është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të jetë gati, ndërsa anglezi, i cili po vuan nga një tendosje muskulore, është në dyshim serioz.

Të dy lojtarët humbën duelin e fundit ndaj Fiorentinës, për shkak të problemeve në pauzën e kombëtareve.

/tvklan.al