Christian Pulisic dhe Rafael Leao kanë luajtur së bashku si titullarë vetëm dy ndeshje që nga fillimi i sezonit te Milani. Kjo situatë pritet të vazhdojë edhe në ndeshjen ndaj Veronës, për shkak të gjendjes fizike të portugezit.
Leao u ndal më 8 dhjetor në Torino për shkak të një shqetësimi muskulor në aduktorin e djathtë. Edhe pse është stërvitur me grupin gjatë javës, ai nuk konsiderohet ende në formë optimale.
Një shqetësim i lehtë i ndjerë në stërvitjen e fundit ka shtyrë stafin të mos marrë rreziqe. Seanca e sotme do të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse do të grumbullohet. Ndërkohë, Fullkrug është rikthyer në stërvitje me grupin, por nuk mund të aktivizohet ende për shkak të rregullave të merkatos.
Për këtë arsye, partneri i Pulisic në sulm pritet të jetë sërish Christopher Nkunku. Sulmuesi francez ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë një asist, duke mos përmbushur pritshmëritë pas transferimit prej 37 milionë eurosh.
Pozicioni i tij në skuadër po rishikohet dhe interesim për të ka nga klubet turke Galatasaray dhe Fenerbahçe. Milani do të kërkonte rreth 35 milionë euro për kartonin e tij. Në rast largimi, klubi do të kërkonte një tjetër sulmues, me Gabriel Jesus në listën e monitorimit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
