Reperi i njohur Noizy ka publikuar albumin e tij “Epoka”. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram vetë reperi, i cili gjithashtu iu kërkoi falje fansave për ndonjë gabim në të shkruar, pasi sipas tij këto janë gabime për shkak të krizës së pandemisë.

“Epoka” përmban 15 këngë, por ky nuk do jetë albumi i vetëm, pasi Noizy bëri të ditur se dhe dy albume të tjera janë gati./tvklan.al