Madonna ka kryesuar listën e nominimeve për çmimet MTV Video Music Awards, katër dekada pasi këngëtarja e “Material Girl” i dha një prej momenteve më ikonike ceremonisë me performancën e saj në edicionin e parë të eventit.
Ylli 67-vjeçar i muzikës pop ka marrë 11 nominime për ceremoninë e muajit të ardhshëm, mes tyre për çmimin e videos së vitit me “Confessions II – The Film”, si dhe për artistin e vitit. Pas saj renditet Taylor Swift me nëntë nominime. Swift do të konkurrojë për videon e vitit me “The Fate of Ophelia”, nga albumi i saj i fundit “The Life of a Shoëgirl”.
Madonna ka fituar 20 çmime VMA gjatë karrierës së saj. Ajo mori trofeun e parë në vitin 1986, kur iu dha çmimi Video Vanguard për kontributin në zhvillimin e videoklipeve muzikore. Një vit më vonë fitoi edhe çmimin për videon më të mirë nga një artiste femër me “Papa Don’t Preach”.
Performanca e saj në ceremoninë e parë të VMA-ve mbetet ndër momentet më të paharrueshme të historisë së eventit. E veshur me një fustan nusërie dhe me rripin “Boy Toy”, Madonna këndoi “Like a Virgin” duke sfiduar normat e televizionit kabllor të kohës.
Përballë saj këtë vit është Taylor Swift, e cila ka fituar gjithashtu 30 VMA, po aq sa Beyoncé.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
