Norvegjia shkaktoi një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Brazilin 2–1 për t’u kualifikuar në çerekfinale. Një arritje historike e norvegjezëve, që janë për herë të parë falë pritjeve të Nyland dhe golave të Haaland, që barazohet me Messi dhe Mbappe në kuotën 7 në këtë turne.
Brazili pati mundësinë të kalonte në avantazh që në minutën e 12′, por penalltia e Bruno Guimaraes u ndal nga Nyland. Ndeshja mbeti e ekuilibruar deri në minutën e 80′, kur Erling Haaland shënoi me kokë, duke kaluar në avantazh Norvegjinë. Sulmuesi shtatlartë realizoi edhe golin e dytë në minutën e 90′ me një goditje të bukur në kufi të zonës.
Penalltia e Neymar në minutën e 99′ vetëm ngushtoi rezultatin në 2–1, duke shërbyer thjesht për statistikë, pasi Brazili, një nga pretendentët për trofeun në fillim të Botërorit, u eliminua dhe në këtë fazë nuk ndodhte prej vitit 1986. Për sulmuesin 34-vjeçar mbyllet këtu kapitulli me përfaqësuesen braziliane.
Norvegjia do të përballet me Anglinë, që mundi me rezultatin 3–2 Meksikën, duke e thyer në mitikun Azteca. Bellingham shënoi 2 herë brenda dy minutash, në të 36′ dhe të 38′. Quinones ngushtoi diferencën para pushimit.
Në pjesën e dytë, Anglia mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Quansah, por kapiteni Kane realizoi nga penalltia, duke e çuar në 3–1 rezultatin. Jimenez shënoi gjithashtu nga pika e bardhë, por pa ndihmuar Meksikën të vijonte garën në Botërorin që po e luante në shtëpi.
Pas ndeshjes, trajneri i meksikanëve Javier Aguirre dha dorëheqjen dhe do të zëvendësohet nga Rafael Marquez.
Kjo sfidë nisi me rreth 1 orë vonesë për shkak të motit me stuhi. Emocionet e këtyre takimeve u përcollën nga TV Klan.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 