Norvegjia dhe Anglia do të përballen sot prej orës 23:00 në Majemi për të vendosur cili ekip do të shkojë në gjysmëfinale. Norvegjezët shkruan historinë duke eliminuar Brazilin në fazën e 1/8, duke arritur për herë të parë në çerekfinalet e një turneu madhor.
Megjithatë, statistikat nuk janë në favor të tyre, pasi nuk kanë fituar asnjë nga 6 përballjet me skuadra evropiane në Botëror. Anglia vjen pas suksesit dramatik 3–2 ndaj Meksikës dhe synon të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut të shumëpritur, ndërsa ka dominuar përballjet direkte me Norvegjinë.
Në çerekfinalen tjetër, Argjentina sfidohet nga Zvicra në orën 03:00 pas mesnate në Kansas. Kampionët në fuqi vijnë pas përmbysjes spektakolare 3–2 me Egjiptin dhe janë të pamposhtur në 11 ndeshje të Botërorit.
Zvicra, nga ana tjetër, siguroi një vend në çerekfinale për herë të parë që nga viti 1954, pasi eliminoi Kolumbinë me penallti. Argjentina mbetet favorite edhe falë historikut, pasi nuk është mposhtur asnjëherë nga Zvicra në 7 përballjet mes tyre.
Këto takime, që mbyllin edhe fazën çerekfinale, do të transmetohen në TV Klan.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 