Alketa Vejsiu përsëri në Sanremo?

Pjesëmarrja e Alketa Vejsiut në Sanremo ishte një prej ngjarjeve më të përfoluara të vitit 2020-të, por një vit më pas emri i saj po përmendet sërish për edicionin e radhës të këtij festivali.

“Mediat italiane kanë kandiduar emrin tim, kur të jetë zyrtare unë do t’ju them pastaj se sa bukur apo sa e mrekullueshme do të jetë nëse do të ndodhi për të dytën herë,” tregon Vejsiu.

E pyetur nëse ajo do e pranonte ftesën për të qenë përsëri në Sanremo, Alketa Vejsiu përgjigjet:

“Unë e ndaj jetën time midis Shqipërisë dhe Italisë dhe jam shumë e lidhur me Italinë, do të doja shumë në një treg më të madh të mbërrija disa qëllime profesionale që kam dhe disa ëndrra që lidhen edhe me mua si sipërmarrëse. Patjetër këtu në Shqipëri gjithçka që kam ndërtuar do ta kurojë gjithmonë e nuk do ta lë asnjëherë Shqipërinë dhe asnjëherë punën që kam krijuar me kaq shumë mund në gjithë këto vite. Por që patjetër për një realitet më të madh e më të mirë njeriu duhet të jetë mendjehapur dhe të thotë “Po”. Sanremo është pika më e lartë nga ku mund ta nisi karrierën një njeri që njihet pak, por që mori maksimumin e asaj që mund të merrnin edhe shumë prezantues të tjerë që nuk e kanë shkelur ndonjëherë dhe si kanë zbritur apo hipur ato shkallë. Për mua është një privilegj i jashtëzakonshëm, nëse do ndodhi një Sanremo Biz do të jetë shumë bukur, do të jetë një arritje e mirë edhe për mua dhe për Shqipërinë.” /tvklan.al