Një shqiptar është ndaluar nga policia italiane pas të shtënave me armë që ndodhën mbrëmjen e së hënës në Frosinone. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat, 37-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, plagosi me një plumb një bashkatdhetar 27-vjeçar.

Pasi u mor në pyetje nga autoritetet, ai deklaroi se nuk donte të qëllonte dhe se e gjitha ishte incident. Mirëpo sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur për shkak të disa problemeve me ndarjen e tregut të prostitucionit.

Për këtë shkak 37-vjeçari ka nxjerrë armën, të cilën e kishte vjedhur, vetëm për të frikësuar të riun tjetër. E shtëna mendohet se ka ndodhur gjatë kohës që ai po kërkonte të nxirrte nga makina 27-vjeçarin. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë. /tvklan.al