Milani ka shuar çdo shpresë të Interit për një tripletë këtë sezon, duke i eliminuar ata me një fitore të pastër 3-0 në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, të besuarit e Conceicaos shkëlqyen në sfidën e kthimit.
Kuqezinjtë dominuan sfidën dhe vulosën kualifikimin me dy gola nga Luka Jovic dhe një tjetër nga Tijjani Reijnders.
Kjo ishte përballja e pestë mes dy skuadrave këtë sezon, me Milanin që ruan bilancin pozitiv, me 3 fitore dhe 2 barazime.
Kuqezinjtë kualifikohen në finalen e madhe ku do të sfidojnë Bolognan për trofeun e Kupës së Italisë.
/tvklan.al