Për të 33-tën herë radhazi, deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar 48 mandate, edhe kësaj radhe nuk arriti të krijojë numrat për votimin e kandidates për kryetare të parlamentit.
Pas seancës është bërë thirrje për formimin e institucioneve, posaçërisht pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndryshimeve gjeopolitike në botë.
Dy ditë më parë, presidenti Trump, teksa përcolli një mesazh për paqe në Lindjen e Mesme, përmendi edhe dialogun Kosovë–Serbi dhe marrëveshjen e arritur në mandatin e tij të parë.
Seanca vazhdon të enjten.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
