Jennifer Lopez ka shkaktuar debat në rrjetet sociale pas deklaratave për vështirësitë që pretendon se ka hasur në Hollywood për shkak të prejardhjes së saj latine. Këngëtarja dhe aktorja u shpreh se nuk ka pasur gjithmonë mundësitë që publiku mendon se i janë ofruar, duke theksuar se shpesh i është dashur të krijojë vetë hapësirën e saj në industrinë e filmit.
Në një intervistë, Lopez rrëfeu se ofertat për role kanë qenë të kufizuara edhe në fillimet e karrierës dhe se nuk ka pritur gjithmonë që mundësitë t’i vijnë nga të tjerët.
“Kam përshtypjen se njerëzit mendojnë se më vijnë vazhdimisht mijëra oferta. Edhe në fillim të karrierës sime merrja propozime, por ato ishin shumë të kufizuara. Prandaj më është dashur të krijoj vetë mundësitë e mia”, u shpreh ajo.
Aktorja beson se prejardhja e saj ka ndikuar në mundësitë që i janë dhënë gjatë karrierës, duke e bërë më të vështirë përzgjedhjen për disa role në Hollywood.
“Ndoshta sepse, për të qenë e sinqertë, nuk përfaqësoja profilin tipik të një aktoreje të bardhë. E kupton se çfarë dua të them? Dhe në njëfarë mënyre, kjo vazhdon të jetë e njëjta situatë edhe sot”, deklaroi Lopez.
Ajo shtoi se industria e filmit ka bërë përparime në drejtim të diversitetit, por sipas saj, aktorët ende duhet të marrin vetë iniciativa për të krijuar mundësi profesionale.
“Sigurisht që sot ka shumë më tepër diversitet dhe kjo është diçka pozitive. Megjithatë, shpesh duhet të hapësh vetë rrugën. Kur dua të realizoj diçka, nuk pres që dikush të vijë e të ma ofrojë mundësinë. Përpiqem ta bëj realitet vetë dhe, nëse ndërkohë shfaqet edhe një ofertë, aq më mirë”, tha këngëtarja.
Rrjeti nuk e kursen, kritikët i kujtojnë 44 filmat dhe pasurinë marramendëse
Deklaratat e Jennifer Lopez nuk u pritën mirë nga të gjithë. Një pjesë e përdoruesve të rrjeteve sociale ironizuan pretendimet e saj, duke argumentuar se karriera e gjatë dhe suksesi financiar i artistes nuk përputhen me ankesat për mungesë mundësish.
Mes atyre që reaguan ishte influencuesi Oli London, i cili në platformën X kujtoi se Lopez ka luajtur në 44 filma dhe se pasuria e saj vlerësohet në rreth 400 milionë dollarë, ose afërsisht 345 milionë euro.
Kritika pati edhe nga Adrianne Curry-Rhode, ish-konkurrente e spektaklit “America’s Next Top Model”, e cila përdori tone mjaft të ashpra ndaj aktores.
“Ky është një nivel krejt i ri iluzioni. Tani je plakur. Ishe një aktore e keqe, por shumë tërheqëse dhe pikërisht për këtë arsye i more rolet”, shkroi ajo.
Ndërsa komentatori televiziv amerikan Tomi Lahren zgjodhi një reagim të shkurtër, por ironik, duke shkruar: “LOL, po, sigurisht që jo.”
/tvklan.al












Botërori 2026 
