“Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh mafia. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën, emrin e Zotit që është dashuria”

ishte ky mesazhi i Papa Franceskut.

Ati i Shenjtë  këtë herë iu drejtua mafias me një fjalim të mbajtur në Palermo, në nder të priftit Don Pino Puglisi të vrarë në vitin 1993 nga grupi mafioz Cosa Nostra.

Papa u prit në Palermo nga 40 mijë njerëz. “Unë jam i lumtur të gjej veten në mesin tuaj, dielli i Sicilisë është i bukur!”. Papa mbajti një fjalim të gjatë me besimtarët në Piazza Armerina.

“Nëse kërcënimi mafioz është “ do të ma paguash” atëherë lutja kristiane është “ Zot më ndihmo të dua. Prandaj u them mafiozëve: ndryshoni. Ndaloni së menduari vetëm për vete dhe paratë, besoni, në të kundërt jeta juaj do të humbasë dhe do të jetë humbja më e madhe. Të shohim brenda vetes. Sa më shumë të kesh aq më shumë do dhe kjo është një varësi e keqe. Kush do, nga ana tjetër rigjen veten dhe zbulon se sa bukur është të ndihmosh, të gjesh gëzimin brenda vetes dhe të buzëqeshësh jashtë”

u shpreh Papa./tvklan.al