Portugalia arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.

Përveç rezultatit 2-1, vëmendjen e tërhoqi një fakt që lidhet me Cristiano Ronaldon, i cili nuk luajti asnjë minutë gjatë të gjithë takimit.

Ky vendim është ngjarje e rrallë në karrierën me Portugalinë për sulmuesin 41-vjeçar. Në 234 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kombëtares, kjo ishte vetëm hera e tetë zyrtare që ai e nis nga stoli.

Për herë të fundit që Ronaldo qëndroi për 90 minuta në stol gjatë një sfide zyrtare ishte 18 vite më parë. Ajo përballje daton më 15 qershor të vitit 2008, kur Portugalia u mposht 2-0 nga Zvicra në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian.

Që nga ajo ditë kishin kaluar saktësisht 6.678 ditë pa e parë sulmuesin e Al Nassr të qëndrojë në stol për 90 minuta.

/tvklan.al