Green Coast është padyshim një prej resorteve të para, të standardeve të nivelit ndërkombëtar, të ndërtuar në bregdetin e jugut. I ftuar në një intervistë për emisionin “Habitus” në Tv Klan, drejtori i shitjeve në Balfin Real Estate, Eltion Koçi, ka përmendur shkurtimisht 4 elementë që i rrisin vlerën këtij projekti.

Qazim Strazimiri: Cilët janë ato elementë të tjerë të cilët i rrisin vlerën këtij projekti?

Eltion Koçi: Ka një sërë elementesh që bëjnë të kemi një kërkesë kaq të lartë për vila dhe apartamente në Green Coast. Unë do përmend shkurtimisht vetëm 4 prej tyre:

1. Programi i qiradhënies që ofrohet prej vitesh tanimë, falë strukturës tonë të specializuar dhe që funksionon në bazë të nënshkrimit të një kontrate menaxhimi me klientin.

2. Programi i shkëmbimit të pushimeve, që është unik për Green Coast-in, nuk ofrohet nga asnjë projekt tjetër në Shqipëri dhe përmes tij, rezidentët kanë mundësinë të kryejnë pushime në shtëpi, në projekte të ndryshme që janë pjesë e këtij programi, në të gjitha vendet e botës.

3. Financimi pa kolateral në bashkëpunim me bankat e përzgjedhura në vend dhe që iu ofron mundësinë për të marrë kredi për çdo klient që blen në Green Coast , qoftë ky klient rezident, pra klient shqiptar apo edhe klient i huaj.

4. Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, është edhe paketa e plotë e shërbimeve të administrimit dhe të mirëmbajtjes të pronës, të kujtdo që blen në Green Coast dhe që i ofrohet të gjithë klientëve që janë të interesuar që këto shërbime t’i marrin përmes nesh.

E thënë kjo, të përmbledhur të gjithë këta elementë, kanë bërë që apartamenti apo vila juaj në Green Coast të mos jetë thjesht një shtëpi apo një ambient banimi, por të jetë në fakt një investim i zgjuar me një mundësi të shkëlqyer përfitimi. /tvklan.al