Gjeorgjia ka regjistruar një statistikë negative në edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve, duke mos arritur të shënojë asnjë gol në gjashtë ndeshjet e zhvilluara.

Kjo e bën atë të vetmen nga 54 kombëtaret pjesëmarrëse në të katër ligat e turneut që e mbyll fazën e grupeve me këtë rekord. Humbja e fundit për gjeorgjianët u regjistrua më 17 nëntor me rezultatin 1-0 përballë Ukrainës, ku goli i vetëm u shënua nga Danylo Sikan.

Skuadrat e tjera me bilancin më të dobët ofensiv në këtë turne janë Lihtenshtajni dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kanë shënuar vetëm nga një gol në ndeshjet e tyre. Gjeorgjia bënte pjesë në Grupin 2 të Ligës B, ku përballej me Ukrainën, Hungarinë dhe Irlandën e Veriut.

Gjatë gjashtë raundeve, skuadra regjistroi dy barazime pa gola ndaj Ukrainës dhe Irlandës së Veriut, si dhe pësoi katër humbje.

Pavarësisht shterpësisë në sulm, Gjeorgjia pësoi vetëm pesë gola gjatë kësaj faze të garës. Me vetëm dy pikë të grumbulluara, ekipi e përfundoi rrugëtimin në vendin e fundit të grupit dhe në pranverë do të luajë në ndeshjet e play-off-it për të kërkuar qëndrimin në Ligën B.

/tvklan.al