PD-ja, për momentin ka ngjyrosur me blu hartën, ndoshta më kryesore të vendit, atë të Tiranës.

Në kryeqytet është mbyllur së numëruari kutia e parë. Ajo i takon selisë blu që ka marrë 123 vota. Ndërkohë Partia Socialiste, ka marrë 91 vota.

Mundësia e Agron Shehaj vjen e treta me 18 vota. E pason Nisma Shqipëria Bëhet me 12 vota, Koalicioni Euroatlantik dhe PSD ndajnë bashkë nga 10 vota. Lëvizja Bashkë ka marrë 5 vota ndërsa Djathtas për Zhvillim 2 vota.

Siç e thamë, të dhënat janë vetëm për kutinë e parë dhe jemi në nisje të procesit pasi në Tiranë janë 1282 kuti gjithsej.

Doni të dini ku i gjejmë rezultatet? Është shumë e thjeshtë!

Tvklan.al për t’ju krijuar lehtësira ka krijuar për ju zgjedhje.tvklan.al ku mund të gjeni rezultatet në kohë reale. Për shembull, nëse klikoni KËTU mund të gjeni rezultatet për Tiranën. (Të dhënat janë për të gjitha qarqet dhe në rang vendi).

Po ashtu, faqja ju jep mundësinë që të bëni edhe krahasime me zgjedhjet e kaluara, pjesëmarrjen dhe si ndahen mandatet.