Nvidia ka prezantuar një platformë të re softuerike që synon të rrisë sigurinë e agjentëve të inteligjencës artificiale dhe t’i parandalojë ata të dalin jashtë mjediseve të kontrolluara ku funksionojnë.
Open Agent Safety Platform vjen pas disa incidenteve të raportuara nga kompani të mëdha të teknologjisë, përfshirë OpenAI, Anthropic, Meta dhe Google, ku modelet e AI-së dyshohet se kanë dalë nga “sandbox”-et e tyre dhe kanë tentuar të kenë akses në sisteme të tjera kompjuterike.
Një nga mjetet kryesore të platformës, OpenShell, përdor veçori harduerike të procesorëve për të izoluar agjentët e AI-së. Ndërsa sistemi Sentry përdor një çip të veçantë Nvidia për të ndërprerë një agjent në rast se ai përpiqet të largohet nga mjedisi i izoluar.
Nvidia tha se po punon edhe me Arm Holdings dhe Intel, në mënyrë që teknologjia të funksionojë në procesorët e tyre. Platforma po lançohet me më shumë se 100 partnerë të industrisë, mes tyre edhe Anthropic.
Sipas Justin Boitano, drejtues në Nvidia, teknologjia e re mund të kishte parandaluar sulmin ndaj Hugging Face, të bërë publik këtë verë.
CEO-ja i Nvidia-s, Jensen Huang, i ka konsideruar incidentet me agjentët e AI-së që dalin jashtë kontrollit kryesisht si një problem inxhinierik, duke e krahasuar me sfidën e përmirësimit të sigurisë së automjeteve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
