Kompania tekonologjike Nvidia ka rikthyer Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv vetëm pak ditë pas shkarkimit për skandalin e marrëdhënieve jashtëmartesore, përfshirë edhe një grua që dyshohet se spiunonte për Kinën.
Bordi votoi unanimisht rikthimin e tij në mënyrë të papritur pas presionit të hapur të presidentit amerikan Trump, i cili përshëdeti vendimin.
Ndërsa shumë ligjvënës amerikanë nga të dyja partitë kritikuan ashpër vendimin, i cili në tregje shkaktoi reagim të fortë. Aksionet e Nvidia u rritën me 33%, duke i shtuar kompanisë rreth 900 miliardë dollarë në vlerën e saj të tregut.
Huang ishte larguar pas zbulimeve për marrëdhëniet e tij, të cilat u konsideruan në kundërshtim me Kodin e Etikës dhe kulturën e kompanisë. Ndërsa javën e kaluar, Bordi kishte përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij.
63-vjeçari e transformoi Nvidia-n nga një prodhues çipash për videolojëra në liderin global të procesorëve për inteligjencën artificiale. Rikthimi i tij shihet si dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm që ka në kompani dhe në industrinë e teknologjisë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
