Rritja e temperaturave ka sjellë një shtim të konsumit të energjisë në Shqipëri. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, muaji qershor i këtij viti regjistroi një rritje të konsiderueshme të energjisë së përdorur nga qytetarët, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, pavarësisht kësaj, OSSH garanton se energjia nuk do të mungojë gjatë sezonit turistik. Kjo pasi më herët janë marrë një sërë masash.

Në zonat bregdetare, por edhe ato malore, është investuar në shtimin e nënstacioneve elektrike. Po ashtu, në terren do të jenë mbi 130 grupe me afro 1 mijë punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Tv Klan

/tvklan.al