Adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë po lexojnë më pak. Kjo rënie u konfirmua edhe nga të dhënat më të fundit të PISA 2025, kur nxënësit shqiptarë treguan rezultate më të dobëta në lexim, krahasuar me shkencën dhe matematikën.

Por, raporti theksoi një rënie të leximit në kohë të lirë në nivel global dhe për këtë, duket se teknologjia e informacionit në jetën e përditshme është ndikuesi kryesor.

Varësia nga rrjetet sociale ndikon në humbjen e përqendrimit dhe rrjedhimisht në uljen e performancës në lexim, që sjell më pas dobësi në aftësinë për të kuptuar dhe interpretuar tekste.

Ekspertët vënë re një qasje ndryshe tek nxënësit dhe studentët, të cilët nuk zgjedhin më të lexojnë jashtë programit mësimor.

Nga ana tjetër me rëndësi shihet mundësia e përshtatjes me këtë fenomen, duke ndryshuar metodat e mësimdhënies, me programe dhe kurrikula që zgjojnë tek nxënësi interesin për të lexuar.

/tvklan.al