Rasti u denoncua në emisionin investigative “Stop” në Tv Klan

Një 33-vjeçare u arrestua nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se nxiti një 12-vjeçar të konsumojë lëndë narkotike. Rasti në fjalë u denoncua në emisioni ‘Stop’ në Tv Klan. Pas publikimit të rastit, Seksioni për hetimin e narkotikëve nisi hetimet dhe ndaloi 33-vjeçaren.

Ishte vetë nëna e djalit 12-vjeçar që tha se ajo bashkë me të vëllain kishin konstatuar një grua që u shet lëndë narkotike të miturve.

Sipas nënës së të miturit, djalit i saj prej 3-4 muajsh largohet nga banesa, dhe për të siguruar lëndën narkotike vjedh në shtëpi të ndryshme.

I mituri studionte në shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina”, por drejtoresha dhe psikologia e shkollës thanë se situata për nxënësin në fjalë është jashtë kontrollit dhe nuk japin një zgjidhje.

Gjatë kësaj kohe, 12-vjeçari u dërgua në një qendër rehabilitimi, por e braktisi edhe atë. Pas ri-gjetjes, i mituri u dërgua në spitalin psikiatrik, për shkak edhe të çrregullimit të sjelljes, u largua sërish. 33-vjeçarja e arrestuar nga policia rezulton se është proceduar për shitje droge edhe gjatë operacionit kombëtar “Tempulli 1” dhe aktualisht është në proces gjykimi në Gjykatën e Tiranës, në gjendje të lirë

Klan News