Aktori i njohur Bes Kallaku njihet për postimet e tij në rrjetet sociale, që vazhdimisht shkaktojnë humor dhe të qeshura tek ndjekësit.

Së fundmi, ai publikoi Instagram një video, e cila padyshim ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Në video shfaqet vogëlushja e tij Ajka, e cila shihet në natyrë, teksa vrapon pas deleve.

Ajka, o katunarja e babës, hajde këtu”, dëgjohet teksa i thotë duke qeshur Besi vogëlushes së tij.

Ndërsa bashkëngjitur postimit, aktori shkruan: S’kishte si të ndodhte ndryshe, të ndodhte ndryshe s’kishte se si!!!/tvklan.al