“Stop” ka pyetur qytetarë të ndryshëm, se cila ka qenë çmenduria më e madhe, që kanë bërë për partnerin.
Përgjigjet e të intervistuarve janë plot humor e batuta. Disa tregojnë, se kanë braktisur gjithçka për njeriun e zemrës.
Të tjerë kanë marrë distanca të largëta në këmbë, në emër të dashurisë.
“Është operuar me 5 bypass-e edhe unë i kam qëndruar 20 ditë te koka, s’ka më çmenduri tjetër”, tha një grua.
“O zana të dua shumë, shumë”, tha një qytetar.
“Jam këngëtare dhe i këndoj çdo ditë”, tha një qytetare tjetër.
“Asnjë, nuk bëj dot. Nuk i dua gratë, dua burrat”, tha një qytetar./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
