Grupi britanik i Rock-ut Oasis do të ribashkohen pas 15 vitesh. Vitin e ardhshëm grupi planifikon të realizojë një sërë koncertesh për fansat e tyre.

Do të ketë gjithsej 14 koncerte në Cardiff, Manchester, Londër, Edinburg dhe Dublin.

Biletat e koncerteve do të dalin në shitje në orën 09:00 të mëngjesit më 31 Gusht dhe po atë ditë do të zbulohen edhe çmimet.

Ribashkimi shënon herën e parë që vëllezërit Gallagher do të ndajnë të njëjtën skenë që nga mosmarrëveshja e tyre në prapaskenë në Paris në vitin 2009, grindje e cila çoi në shpërbërjen e grupit. Rikthimi i Oasis në skenë pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit 2025.

Turneu i vitit të ardhshëm do të shënojë 30 vjetorin e albumit të dytë “(What’s the Story) Morning Glory?”, i cili përfshinte këngët “Don’t Look Back in Anger” dhe “Wonderwall”.

Klan News