Shkencëtarët hedhin poshtë teorinë e daljes së virusit nga laboratori

Ekipi i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë dështoi të zbulojë burimin e pandemisë, ndërsa hodhi poshtë teorinë e daljes së virusit nga laboratori i Wuhanit, siç u pretendua nga ish-Presidenti amerikan DonaldTrump.

Ekspertët besojnë se sëmundja që ka vrarë deri më tani mbi 2.3 milionë vetë në mbarë botën e ka origjinën tek lakuriqët e natës edhe ka kaluar tek njeriu nëpërmjet një gjitari tjetër.

Eksperti i OBSH-së, Peter Ben Embarektha se ende po vazhdon puna për identifikimin e gjitarit që bëri kalimin tek njeriu, ndërsa shtoi mungesa e habitateve të lakuriqëve të natës në Wuhan hedh poshtë idenë e kalimit direkt tek njeriu.

Shkencëtari kinez Liang Wannian, që përfaqëson Kinën në misionin e përbashkët, tha se transmetimi nëpërmjet një kafshe ishte mënyra më e besueshme por “bartësit mbetet për t’u identifikuar”.

Shkencëtari Ben Embarek gjithashtu hodhi poshtë teorinë e daljes së virusit nga laboratori i virologjisë i Ëuhanit.

“Hipoteza e një incidenti në laborator nuk ka fare lidhje me të  vërtetën. Nuk është një hipotezë që do të studiohet në të ardhmen”, shtoi ai.

Ndaj ekipit të shkencëtarëve pati presion të madh politik, me SHBA-në që kërkoi hetim të thellë, ndërsa Kina kërkoi që hetimi të mos politizohet.

Ekspertët e OBSH-së qëndruan një muaj në Kinë, përfshirë dy javë në karantinë. Gjatë kësaj kohe Pekini zyrtar u përpoq të përhapë hipoteza të tjera, si për shembull ajo që virusi erdhi në Wuhan nëpërmjet zinxhirëve të ftohtë të transportit të ushqimeve.

Klan News