Shai Alexander dhuroi një tjetër mbrëmje të paharrueshme, duke udhëhequr Oklahoma City Thunder drejt një fitoreje të rëndësishme 113-105 në transfertë ndaj Orlando Magic.
Ylli kanadez ishte i pandalshëm me 40 pikë, duke konfirmuar statusin e tij si një nga lojtarët më dominues të momentit në NBA. Kjo fitore ka një peshë të veçantë për Thunder, që siguron për herë të nëntë radhazi pjesëmarrjen në playoff, duke u bërë skuadra e parë këtë sezon që arrin këtë objektiv dhe duke dërguar një mesazh të fortë për rivalët.
Mbështetje e madhe erdhi edhe nga Holmgren, i cili dominoi me 20 pikë dhe 12 ribaunde, ndërsa Mitchell shtoi 16 pikë të rëndësishme. Në anën tjetër, Banchero udhëhoqi Orlando Magic me 32 pikë dhe 10 ribaunde, ndërsa Bane shtoi 17 pikë. Megjithatë, pavarësisht luftës deri në fund, Magic regjistruan humbjen e dytë radhazi.
Në momentet vendimtare, ishte Alexander ai që mori përgjegjësinë, duke shënuar shtatë pikë të shpejta dhe duke vulosur fitoren. Ai shtoi edhe katër vjedhje topi, duke qenë vendimtar në të dy anët e fushës. Me këtë sukses, Oklahoma City vazhdon të konfirmohet si një nga skuadrat më në formë të sezonit, ndërsa lideri i saj po shkëlqen në çdo ndeshje, duke e kthyer çdo paraqitje në një spektakël të vërtetë basketbolli.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
