Emri i sulmuesit Michael Olise ka qenë një nga më të përfolurit në këtë merkato vere. Është raportuar për një interesim të Real Madrid, për yllin e Bayern Munich.

Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i klubit gjerman, Jan-Christian Dreesen, ka sqaruar të ardhmen e lojtarit. Drejtuesi i bavarazëve konfirmoi me siguri se anësori francez do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës së tyre.

Ai bëri me dije se në zyrat e klubit nuk ka mbërritur asnjë shkresë, ofertë zyrtare apo telefonatë nga drejtuesit e Real Madridit. Drejtori i klubit gjerman hodhi poshtë edhe thashethemet për një shitje të mundshme për shifrën e 200 milionë eurove.

“Po, sigurisht që ai do të qëndrojë. Nuk kam marrë asnjë letër, faks apo telefonatë nga Real Madridi. Kam humbur numërimin e herëve që miqtë dhe të njohurit më kanë pyetur për situatën e Olise. Askush nuk më ka thënë ndonjëherë, që nëse dikush ofron 200 milionë euro duhet ta shesim”, tha Dreesen.

Olise duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Bayern Munich, për të paktën edhe një sezon.

/tvklan.al