Olivier Rousteing ka dhënë dorëheqjen si drejtori kreativ i Balmain pas 14 vitesh. Ai ishte i pari drejtor kreativ me ngjyrë që u caktua për të udhëhequr markën franceze. Rousteing përmbyll një rrugëtim të gjatë në shtëpinë e modës, së cilës i riktheu gjallërinë.
“E sotmja shënon fundin e epokës sime në Balmain. 16 vite më parë, nisa këtë aventurë në Balmain pa e ditur se çfarë do të sillte e ardhmja. Çfarë historie e jashtëzakonshme ka qenë, një histori dashurie, jete”, shkruan ai në rrjetet sociale duke falënderuar këdo që i ka qëndruar pranë.
“Erdha në moshën 24-vjeçare me sytë e hapur dhe vendosmërinë për të ngulmuar, gjithmonë. Sot largohem nga Shtëpia e Balmain me sytë ende hapur, të hapur ndaj së ardhmes dhe aventurave të bukura përpara në të cilat të gjithë ju do të keni një vend. Një epokë e re, një fillim i ri, një histori e re”, përmbyll stilisti.

Rousteing ka veshur yje si Kim Kardashian, Gigi Hadid, Rihanna, Kendall e Kylie Jenner.
Kur ai e mori këtë detyrë, ishte i pari stilist që drejtonte një shtëpi të madhe mode që nuk e kishte themeluar, qëkur Yves Saint Laurent u caktua te Dior. Në vitin 2012, kur ishte edhe viti i tij i parë i plotë në këtë detyrë, Balmain grumbulloi 30.4 milionë euro të ardhura dhe 3.1 milionë euro fitime, ndryshe nga viti i mëparshëm kur arriti në 300 milionë euro.







Puna e stilistit lidhej vazhdimisht me atë të themeluesit Pierre Balmain. “Forca ime ka qenë ndërtimi i aktualitetit të kulturës pop të Balmanin”, tha ai, “por edhe ta çoj Balmain në një markë trashëgimie.” Ai e admironte Karl Lagerfeld dhe ky i fundit, i cili e nisi karrierën si asistent i Pierre Balmain, e ka përmendur Rousteing si pasardhësin e tij te Chanel.
Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do të vijojë për 40-vjeçarin.












Botërori 2026 
