Këngëtari Olly Murs ka shqetësuar fansat pasi anuloi koncertin pas vetëm 20 minutash në skenë. 41-vjeçari arriti të performonte vetëm pesë këngë në skenë, përpara se të njoftonte publikun se i kishte ikur zëri.
Publiku zgjodhi të heshte dhe të gjithë fansat të cilët kishin paguar mbi 57 Paund për bileta, u larguan.
Kjo nuk është hera e parë këtë vit që Olly është detyruar të anulojë një koncert për shkak të problemeve shëndetësore, pasi në Shkurt Olly u largua nga koncerti i tij në Dubai vetëm disa orë para se të dilte në skenë.
Eventi i së enjtes në Britaninë e Madhe supozohej të kishte qenë një nga pikat kulmore të turneut aktual të Murs “15 Years of Hits”.
Këngëtari u kërkoi ndjesë pjesëmarrësve të cilët u zhgënjyen.
Klan News