Dani Olmo dhe Pau Victor mund të luajnë për Barcelonën për pjesën tjetër e mbetur të sezonit.

Ky është vendimi i Këshillit Kombëtar të Sporteve në Spanjë, që i ka dhënë zgjidhje përplasjeve mes klubi blaugrana dhe La Liga-s.

Drejtuesit e kampionatit spanjoll i dhanë katalanasve licenca të përkohshme për të regjistruar Olmon dhe Victor në verën e kaluar, por më vonë shfuqizoi regjistrimet e tyre pasi pretendoi se klubi kishte dështuar të provonte se kishte vepruar në përputhje me rregullat financiare deri në afatin përfundimtar më 31 Dhjetor.

Këshilli Kombëtar i Sporteve i dha Barcelonës lejen për të rikthyer përkohësisht të dy futbollistët pas apelit të Janar.

Më 2 Prill, La Liga tha se klubi nuk ka kapacitet financiar për të regjistruar sulmuesit.

Por Këshilli Kombëtar i Sporteve anuloi marrëveshjen midis La Liga-s dhe federatës së futbollit.

Sipas institucionit, regjistrimi i Olmos dhe Pao Victor është i ligjshëm pasi federtata e pranoi se nuk ka zgjidhje nga ky institucion që ra dakord në heqjen e licencës dhe vendimi për të mos dhënë licencën është nul dhe bosh, La Liga informoi se do

ta apelojë vendimin.

Drejtuesit e kampionatit spanjoll morën vendimin për të reduktuar edhe një herë kufirin e pagave të Barcelonës, pasi u vendos se shitja prej 100 milionë Eurosh e vendeve VIP në Camp Nou e rindërtuar nuk ishte kryer në kohën e përcaktuar.

Klan News