Skandali i Onkologjikut, që zbuloi skemën që përdornin mjekët për të orientuar pacientët drejt klinikave të tyre private, për Kryeministrin Edi Rama është tregues se vendi ynë ka nevojë që të përmirësojë sistemin dhe mënyrën e menaxhimit të spitaleve.

Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri në podcastin “Flasim” ku kishte të ftuar mjekun e njohur neurokirug Kita Sallabanda i cili punon në Spanjë. Teksa theksoi se fytyra e spitaleve shtetërore ka ndryshuar, mjeku dha dhe dy këshilla për qeverinë.

Duke vlerësuar investimet e bëra nga qeveria në sistemin e shëndetësisë, Kryeministri Rama tha se spitalet i shajnë ata persona që nuk i kanë parë transformimet e ndodhura në vitet e fundit.

Tv Klan