Me Rekujemin e Mozartit dhe “Coral Fantasyin” e Beethovenit, e çeli Teatri i Operas dhe Baletit, sezonin e ri artistik, ndërsa deri në Dhjetor të këtij viti janë menduar të ngjiten në skenë premierë edhe dy kryevepra operistike premierë, dhe disa rivënie.

Megjithëse ky sezon i ri, do të sjellë dhe një praktikë të re shumë të nevojshme, interpretimin e veprave nga kompozitorët më të shquar të vendit.

Teatri i Operas ka nën çatinë e tij edhe Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku edhe ky i fundit ka nisur nga puna, për shfaqjet dhe turet që do të bëj në vend.

Ndërsa Baletit, do të sjellë rivënien e shfaqjes “Plaga e 10të e Gjergj Elez Alisë”, dhe të shumëpriturën balet klasik “Arrthyesin”, ndërsa do të sjellin edhe shfaqjen “Bukuroshja e fjetur” në bashkëpunim me trupën e baletit të teatrit të Varnës.

Tv Klan