Opozita në Kosovë e konsideron të dështuar veprimtarinë e diplomacisë gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Sipas saj në 3 vitet e fundit, jo vetëm që nuk ka patur asnjë njohje të re të pavarësisë, por situata është bërë edhe më e delikate për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar siç është SHBA dhe BE.

Time Kadriaj – Deputete e AAK-së: Nuk e ka një performancë të mirë, nuk e kemi asnjë njohje nuk e kemi asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përkundrazi i kanë lënduar raportet me vendet mike dhe sa herë që kanë marrë një veprim të pa dakorduar, ne kemi ardhë në situata të tilla.

Driton Selmanaj – Deputet i LDK-së: Fatkeqësisht nga kjo ministrja e Jashtme unë nuk pres asgjë, ne gati thuajse nuk kemi fare ministri të Jashtme nuk kemi fare diplomaci funksionale për shkak të sjelljes së saj. Kemi krijuar bindjen se këta nuk dinë as të lobojnë nuk dinë as të negociojnë nuk dinë të bëjnë as politikë në fakt, e patë dështimin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Që nga shpallja e pavarësisë Kosovën e kanë njohur si shtet sovran 117 shtete, i fundit ndër të cilët ishte Izraeli gjatë qeverisjes së Abdullah Hotit.

Tv Klan