Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se, SPAK duhet të bëjë një hetim të shpejtë për skandalin e sistemit TIMS.

Ervin Salianji, deputet i PD: Askush prej nesh nuk e mendonte se drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit të cilët duhet të ishin në shërbim dhe rojtarë kryesorë të ligjit do të ishin kthyer në shërbëtorë të qeverisë për interesa o politike të Edi Ramës, o perosnale të Edi Ramës apo për interesa të grupeve kriminale apo për të treja këto bashkë të cilat konkludojnë në një pikë që është përdorim politik i Policisë së Shtetit dhe të këtij sistemi nga PS dhe nga kryeministri Rama.

Salianji tha se, “persona pa asnjë lidhje me policinë, kanë pasur akses në sistemin TIMS”.

Sipas deputetit demokrat “ministri, ish-ministri, apo drejtues të lartë të policisë së shtetit ishin në dijeni, por nuk morën masa që situata të tilla të mos përsëriten.

Klan News