Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar sërish kthimin e kushtetutshmërisë dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në aksionin e tyre të përditshëm para objektit të qeverisë, ata kanë akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të institucioneve.
Aksionit i janë bashkuar edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Prishtinës.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se i ka numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, por nuk e ndërmerr një hap të tillë, pasi, siç thotë, fillimisht do marrëveshje për çështjen e presidentit. Opozita e akuzon atë se po e zvarrit procesin që të shkohet sërish në zgjedhje në fund të vitit, kur edhe diaspora është në Kosovë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 