Opozita ka mbajtur protestën e 14-të para bashkisë së Tiranës, nga kërkuan largimin e e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë si të korruptuar.

Edhe këtë herë autoritetet nuk kishin vendosur gardhin metalik, por vetëm kordonin e policisë.

Edhe pse në këtë tubim munguan molotovët, protestuesit dogjën përsëri gomat para kordonit të policisë

Por këtë herë një nga protestuesit vuri dhe jetën e tij në rrezik.

Nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe policisë që tentoi të shuante flakët.

Protesta u mbyll pas më shumë se një ore, me paralajmërimin se aksioni para bashkisë së Tiranës do të vijojë dhe në javët e ardhshme.

Në përfundim të protestës, një grup i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit hynë në kantierin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar.

Klan News