Pavarësisht temperaturave të larta opozita ka protestuar përpara Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Për afro 60 minuta mbështetësit e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestuan paqësisht.

Kjo është protesta e 20 që opozita zhvillon përpara Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve nga ana e SPAK-ut të 3 prej drejtorëve të këtij institucioni dhe lënies në detyrim paraqitje të 6 zyrtarëve të tjerë për abuzime me tenderat dhe përfitimin e miliona eurove përmes kompanisë “5D”.

Tv Klan