Ditën e sotme opozita zhvilloi sërish protestë para Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e Erion Veliajt.

Ndërkohë kjo është protesta e parë që u mbajt pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike të 11 Korrikut.

Ashtu si protesta e fundit para bashkisë, edhe në këtë nuk pati hedhje të molotovëve, dhe as djegie të gomave.

Në mënyrë simbolike protestuesit mbanin çadra me mbishkrimin. Për shkak edhe të temperaturave të larta, pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e ulët se gjatë protestave të tjera.

Kujtojmë se kjo është protesta e 16 e opozitës që organizohet para Bashkisë së Tiranës.

/tvklan.al