Greqia mbyll pikat e kalimit të kufirit gjatë natës

Duke filluar që nga mbrëmja e sotme Greqia ka vendosur të mbyllë kufijtë tokësor me Shqipërinë. Lajmin e bëri të ditur Policia jonë e Shtetit, e cila thotë se lëvizja drejt shtetit helen do të lejohet nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orë 22:00 të natës.

Policia bën të ditur se pikat kufitare e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të jenë të mbyllura si në hyrje dhe në dalje.

Ndërkohë pas datës 16 Greqia ka miratuar vendimin që çdo person që kalon nga Shqipëria, duhet të karantinohet për 7 ditë. Drejt Greqisë mund të udhëtojnë vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi dhe minoritarët.

Informacion zyrtar nga Policia e Shtetit

🔵 Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet , si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

🔵 Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

🔵 Policia e Shtetit fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

🔵 Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

✅ Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

⛔ Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavijë dhe Kapshticë për në Greqi.

🔵 Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.